Mbas hetimit të ushtruar pranë Tirana International Airport, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka konstatuar një sërë shkeljesh administrative sa i përket masave teknike dhe organizative, vecanërisht atyre në lidhje me sigurinë fizike të ambienteve në të cilat TIA ushtron aktivitetin.

Vec të tjerave, gjatë hetimit janë konstatuar edhe shkelje të tjera sa i përket informimit mbi të drejtat dhe detyrimet që subjektet e të dhënave (punonjës) kanë, gjatë peruidhës së punësimit, vecanërisht për pajisjen me mjete elktromagnetike për aksesin e ambienteve të ndryshme.

Një shkelje tjetër jo më pak e rëndë ishte moscaktimi i përgjegjësive dhe detyrimeve midis kontrolluesit dhe përpunuesit sa i përket delegimit të përpunimit të të dhënave personale, në zbatim të nenit 20 të ligjit.

Gjithashtu, mungesa e rregullave dhe udhëzimeve specifike mbi përpunimin e të dhënave personale, gjatë ushtrimit të aktivitetit rezultoi në një sanksion në vlerën maksimale të parashikuar në ligj.

Nisur nga serioziteti i shkeljeve, TIA është sanksionuar me maksimumin e vlerës të parashikuar në ligj,  sipas shkeljes. Në total TIa është sanksionuar në vlerën 1.250.000 Lekë për të gjitha shkeljet e konstatuara.

Në vijim gjeni Vendimin e Komisionerit për Tirana International Airport.

 

Mjekësi dhe Kujdes Shëndetësor

Software dhe Teknologji

Shitje dhe Marketing Online

Finance dhe Siguracion

Edukim, Universitar dhe Parauniversitar

Organizata bamirësie dhe/ose jofitimprurëse

Jemi këtu për t'ju ndihmuar!

4 + 15 =

Zyrë

Rruga “Tish Daija”, Kompleksi Haxhiu, Hyrja 6, Ap. 8, Tirana, Albania.

Orari

E Hënë – E Premte: 08:00 – 17:00

E Shtunë: 09:00 – 15:00

Na Telefononi