Shërbimi jonë DPO mundëson: 

Trajnime të përshtatura ose të përgjithshme, në lidhje me mbledhjen, ruajtjen, përpunimin, sigurinë, përhapjen, transferimin, etj.,  të të dhënave personale dhe sensitive, të përshtatur dhe në varësi të objektit të aktivitetit të biznesit.

TRAJNIME TË PËRSHTATURA

Sesione trajnimi praktike dhe interaktive

Ne besojmë se celësi i suksesit për të mësuar është komunikimi dhe ndërveprimi në lidhje me çështje praktike reale. 

Nëpërmjet rasteve praktike bazuar në sfida reale të biznesit tuaj

Çështjet ose situatat e organizatës suaj ne do ti krahasojmë gjatë trajnimit me rastet studimore ekzistuese të suksesshme.

Aktivitete ndërgjegjësuese dhe kurse trajimi, në lidhje me GDPR dhe legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e të dhënave personale.

Legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale kërkon që “të ndërmerren masa teknike dhe organizative të përshtatshme”, për të demonstruar përputhshmerinë me standardet për mbrojtjen e të dhënave. Njëra nga masat, është trajnimi i duhur i stafit. Duke qenë se një përqindje e madhe e rasteve të shkeljes së të dhënave ka rezultuar për shkak të gabimeve njerëzore, trajnimi i nëpunësve/stafit në lidhje me konceptet bazike të mbrojtjes së të dhënave personale, është një domosdoshmëri dhe jetike për çdo biznes, që veprimtarinë e vet e mbështet në të dhënat personale.

Skuadra DPO, përshtat trajnimet sipas fushës së veprimtarisë që biznesi juaj ushtron, të tilla si:  shëndetësi, edukim, telekomunikacion, telemarketing, CCTV, NGO, sistemin bankar dhe siguracion, softëare & ICT, etj.

Nëpërmjet trajnimeve, stafi juaj do të ndërgjegjësohet jo vetëm mbi detyrimet që parashikon legjislacioni kombëtar, por në veçanti edhe mbi mënyrën e implementimit të tyre, të përshtatura sipas proceset e punës të biznesit tuaj.

Në përfundim të sesioneve të trajnimit, punonjësit do të vlerësohen nëpërmjet një testimi me shkrim, mbi njohuritë dhe konceptet në lidhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave si dhe aplikimit të tij në proceset e punës nëpërmjet politikave të brendshme të kompanisë.

 

Trajnime në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale për zotëruesit e aseteve, stafin IT, operatorët

DPO ofron trajnime të përshtatura sipas aktivitetit dhe për çdo anëtar të biznesit tuaj. Drejtuesit e proceseve përpunuese, zotëruesit e aseteve, stafin IT, operatorët, etj., kanë përgjegjësitë e tyre në mbrojtjen e të dhënave personale, kështu që sejcili prej këtyre roleve duhet të kalojë nivele të ndryshme trajnimi.

 

Trajnime për Drejtuesit dhe Aksionerët

Trajnimet në lidhje me përputhshmërinë mbi mbrojtjen e të dhënave personale fokusohen në lidhje me një ndërgjegjësim të përgjithshëm, mbi kërkesat për disa rregullime të përgjithshme gjatë qeverisjes dhe kërkesave mbi llogaridhënien.

GDPR dhe legjislacioni kombëtar për mbrojtjen e të dhënave, ngarkon Kontrolluesin dhe Përpunuesin, si përgjegjës (llogari dhënës) për disa aspekte të përputhshmërisë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale. Moskuptimi i detyrimeve dhe përgjegjësive nga ana e personelit ose drejtuesve, mund të ekspozonte biznesin (kontrolluesin) në risk.

Nëpërmjet trajnimeve, stafi drejtues do të përfitonte një kuptueshmëri në lidhje me mbrojtjen e të dhënave duke u mbështetur konkretisht në lidhje me rolin specific që ka në ambientin e biznesit.

Megjithatë, sa i përket drejtuesve të departamenteve dhe zotëruesve të të dhënave (përfshirë stafin IT) trajnimet ndërgjegjësuese do të zhvillohen më të detajuara ku përvec njohurive bazike, do të përfshihen edhe aspekte specifike organizative për të cilat cdo menaxher departamenti apo zotërues i të dhënave ka nevojë për tu njohur.

Trajnimet mund të organizohen në ambientin e biznesit ose online. Trajnimet pregatiten të përshtatura në varësi të llojit të aktivitetit të biznesit, proceseve të punës, në harmoni me politikat (dhe ndryshimet e tyre) e biznesit si dhe me praktikat më të mira të fushës së veprimtarisë së biznesit.

 

Për më tepër informacion lutemi të kontaktoni: trajnime@dpo.al

Efektivitet në kosto

Eksperiencë dhe qasje në praktikat më të mira të përfituara nga mbi 10 vite pune

DPO i dizenjuar për kompaninë tuaj

Këshillim pragmatik

Modele dokumentacioni i testuar dhe i validuar në disa sektorë të ndryshëm

Ekspertizë Europiane

Mbrojtja e të dhënave personale sipas sektorëve

Cdo sektor kërkon zgjidhjet përkatëse sa i përket mbrojtjes së të dhëanve perosnale por jo cdo sektor përballet më të njëjtat problematika. niveli i rezikut varjon në varësi të të stendardeve të përputhshmërisë të industrisë specifike dhe pritshmërive të tregut. Qendra DPO i ka të qarta kërkesat e hollësishme të sektorit tuaj dhe ekspertët tanë mund tju ofrojnë zgjidhjen e duhur për kompaninë tuaj.

Ekspertët tanë kanë eksperiencë të gjerë në dhënien e shërbimeve në lidhje me mbrojtjen e të dhënave dhe përputhshmërinë për sektorë të ndryshëm. Ne gjithashtu ofrojmë qetësinë e mendjes që ju jeni duke punuar me një nga ofruesit e shërbimit më të mëdhenj të themeluar në mbrojtjen e të dhënave personale Shqipëri.

Pavarësisht llojit të industrisë tuaj, ekspertët tanë mund të ndërtojnë zgjidhje të përshtatura me qëllim që të arrihen përputhshmëria sipas nevojave tuaja.

Mjekësi dhe Kujdes Shëndetësor

Software dhe Teknologji

Shitje dhe Marketing Online

Finance dhe Siguracion

Edukim, Universitar dhe Parauniversitar

NGO

Na kontaktoni

5 + 1 =

Zyrë Online

Orari

E Hënë – E Premte: 08:00 – 17:00

E Shtunë: 09:00 – 15:00

Na Telefononi