Shërbimi jonë DPO
Zyra jonë delegon shërbimin DPO si një suport për mbrojtjen e të dhënave personale, në mënyrë fleksible dhe të përshtatur me nevojat e aktivitetit të kompanisë tuaj.

Shërbimet tona për mbrojtjen e të dhënave personale
Përse ju duhet të përdorni një DPO nga qendra jonë?
Shërbimi jonë i kontraktuar ju mundëson Data Protection Officers (DPO) me shumë eksperiencë të cilët punojnë në ambientet tuaja ose në distancë, si një pjesë integrale e anëtarëve të skuadrës tuaj.
Ju përfitoni nga njohuritë e ekspertëve tanë të cilët ndërmarrin përgjegjësinë e DPO_së, me një kosto tepër efektive dhe që mbështetet nga skuadra jonë, e cila ka qasje në praktikat më të mira dhe modelet e dokumentacionit të zhvilluar nga eksperienca e punës të zyrës tonë.
DPO si një shërbim
Referuar legjislacionit shqiptar koherent, kontrolluesit mund të emërojë një DPO të brendshëm dhe/ose ta kontraktojë një të tillë. Gjithsesi DPO_ja duhet të zotërojë një ekspertizë të specializuar në mbrojtjen e të dhënave personale. Të kesh asistencën e një DPO_je të kontraktuar i cili ka eksperiencë dhe njohuritë e duhura, është një zgjidhje tepër efektive në kosto kur vjen puna në përmirësimin e sigurisë së informacionit dhe përputhshmërinë me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe GDPR. Dështimi në mbrojtjen e të dhënave personale jo vetëm që pas sjell penalitete financiare për kompaninë nga institucionet rregullatore (të tilla si KDIMDhP), por gjithashtu rrezikon thellësisht dëmtimin e reputacionit të kompanisë tuaj. Duke ndjekur praktikat më të mira dhe të testuara dhe të aplikuara, një DPO i kontrakutar ndihmon në mbrojtjen e të dhënave personale që kompania përpunon për klientët, punonjësit, dhe furnitorët si dhe informon dhe këshillon kompaninë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale. Gjithashtu DPO_ja bashkëpunon me Autoritetin Rregullator për llogarinë tuaj.
Si funksionon shërbimi?
Sikurse ofruesit e tjerë të shërbimeve, DPO_ja jonë punon në ambientet tuaja dhe/ose në distancë, si një pjesë integrale e stafit tuaj. DPO_ja jonë përfshihet në kulturën e kompanisë dhe aplikon një qasje proaktive për kërkesat e kompanisë tuaj.
Një nga benefitet e kontraktimit të DPO-së është që skuadra juaj nuk shpërqëndrohet rreth përpunimit të të dhënave personale por është e fokusuar në proceset themelore të veprimtarisë së kompanisë tuaj.
Eksperit jonë DPO, do të ndjekë një seri aktivitetsh dhe procedurash të testuara, të cilat janë konceptuar në bazë të praktikave më të mira aktuale ndërkombëtare. Sejcili prej elementëve të procedurave, i referohet 7 principeve të GDPR, cka do të thotë se ne do t’ju demonstrojmë raporte periodike mbi përputhshmërinë e niveleve të përpunimit të të dhënave, ecurinë e riskut të mundshëm dhe zvogëlimin e tij në raport me kohën.
Dokumentacione të modeluara
Nga kontraktimi i zyrës DPO, ju do të përfitoni akses në zhvillimin dhe përmirësimin e modeleve të dokumentacioneve të kërkuara, cka do të thotë se DPO-ja i caktuar do të ketë mundësi të përdorë praktikat dhe modelet më të mira të dokumentave dhe ti përshtasë ato sipas kërkesave të veprimtarisë së kompanisë tuaj, duke kursyer kësisoj kohë dhe garantuar përputhshmëri me legjislacionin koherent për mbrojtjen e të dhënave personale dhe GDPR_në.
Linja e këshillimit nga Eksperitët e Privatësisë
Kjo linjë ju mundëson akses në njohuritë e ekspertëve tanë për mbrojtjen e të dhënave personale, në rastet kur ju nuk dispononi një DPO dhe/ose kur DPO-ja juaj është i padisponueshëm në momentin e kërkuar. Në këtë rast, mund të kërkohet shërbim në paketa mujore dhe/ose lloj shërbimi, gjë që do të rezultonte në kosto të reduktuara për kompaninë.
Njohuritë dhe Ekspertiza
Zyra DPO mundëson shërbimin për mbrojtjen e të dhënave personale bazuar në eksperiencën e akumuluar në mbi 300 kompani private dhe publike të cilat veprojnë në sektorë të ndryshëm.

Efektivitet në kosto

Eksperiencë dhe qasje në praktikat më të mira të përfituara nga mbi 10 vite pune

DPO i dizenjuar për kompaninë tuaj

Këshillim pragmatik

Modele dokumentacioni i testuar dhe i validuar në disa sektorë të ndryshëm

Ekspertizë Europiane
Mbrojtja e të dhënave personale sipas sektorëve
Çdo sektor kërkon zgjidhjet përkatëse sa i përket mbrojtjes së të dhëanve perosnale por jo cdo sektor përballet më të njëjtat problematika. niveli i rezikut varjon në varësi të të stendardeve të përputhshmërisë të industrisë specifike dhe pritshmërive të tregut. Qendra DPO i ka të qarta kërkesat e hollësishme të sektorit tuaj dhe ekspertët tanë mund tju ofrojnë zgjidhjen e duhur për kompaninë tuaj.
Ekspertët tanë kanë eksperiencë të gjerë në dhënien e shërbimeve në lidhje me mbrojtjen e të dhënave dhe përputhshmërinë për sektorë të ndryshëm. Ne gjithashtu ofrojmë qetësinë e mendjes që ju jeni duke punuar me një nga ofruesit e shërbimit më të mëdhenj të themeluar në mbrojtjen e të dhënave personale Shqipëri.
Pavarësisht llojit të veprimtarisë, ekspertët tanë mund të ndërtojnë zgjidhje të përshtatura, me qëllim që të arrihen përputhshmëria sipas nevojave të biznesit tuaj.
Shëndetësi
Teknologji
Marketing Online
Finance dhe Siguracion
Edukim
NGO
Jemi këtu për t'ju ndihmuar!
Zyrë Online
Orari
E Hënë – E Premte: 08:00 – 17:00
E Shtunë: 09:00 – 15:00