Shërbimet e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Qendra DPO ofron shërbime për Mbrojtjen e të dhënave personale për të ndihmuar biznesin tuaj të kuptojë shtrirjen e të dhënave të përpunuara dhe implementimin e praktikave më të mira për të demonstruar përputhshmëri me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe GDPR. Ne jemi të specializuar për të dhënë këshillim dhe konsunlencë të përshtatur me nevojat e biznesit, në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale.

Ne kemi një variacion zgjidhjesh të përshtatura për shërbime Zyrtarësh për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO) të kontraktuar, të cilët mbështeten nga suporti i qendrës, praktikat më të mira, dhe modele dokumentacioni/esh të zhvilluara në bazë të eksperiencës së qendrës.

Nëse ju do të keni nevojë për një konsulent ose DPO, njohuritë tona dhe skuadra e specializuar do t’ju mundësojnë këshillime të specializuara dhe ekspertizën e kërkuar.

Nëse po kërkoni për asistencë për të garantuar përputhshmërinë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave, 

No Results Found

The page you requested could not be found. Try refining your search, or use the navigation above to locate the post.

Shërbimet tona për mbrojtjen e të dhënave personale

Shërbimet tona janë dizenjuar të adresojnë sejcilën prej cështjeve të mbrojtjes së të dhënave pranë biznesit tuaj. Ne mundësojmë shërbime konsulence, DPO të kontraktuar, trajnime dhe ndërgjegjësime për stafin (të përshtatur sipas fushës së veprimtarisë së biznesit).

Kontraktim shërbimi DPO 

Shërbimi jonë DPO i kontraktuar ju mundëson juve një prej DPO_ve të skuadrës tonë, të kualifikuar sipas fushës së veprimtarisë së kërkuar. DPO_ja jonë bashkëpunon me ju si pranë ambienteve tuaj po ashtu edhe në distancë (online), si një anëtar integral i skuadrës tuaj. Eksperti jonë DPO, jep këshillime dhe udhëzime dhe mund të menaxhojë strukturën tuaj të përputhshmërisë, duke përfshirë dokumentacionin e politikave, hartën e qarkullimit të të dhënave dhe RoPA, vlerësimin e Impaktit në Privatësi (DPIA), SMSI për mbrojtjen e të dhënave personale, marrëveshjet për përhapjen/delegimin dhe përpunimin e të dhënave, përgjigje dhe dokumentim për të drejtat e subjekteve të të dhënave si dhe regjistrin e risqeve dhe shkeljeve të mundshme.

Konsulencë dhe Këshillim për mbrojtjen e të dhënave personale

Skuadra jonë e Ekspertëve posedon njohuri të thella profesionale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe mundëson strategji për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të biznesit. 

Ekspertët tanë veprojnë si Këshillues me kontrata afatgjata (lokalisht ose në distancë), ndërsa Konsulentët, zgjidhin probleme dhe mundësojnë strategji për çështje specifike, dhe ndonjëherë ndihmojnë klientët të zbatojnë këto strategji.      

Angazhimi i shërbimeve tona do t’ju ndihmojë të përmirësoni transparencën, reduktoni risqet e mbrojtjes së të dhënave dhe të minimizoni mundësitë e mos-përputhshmërisë.

Shërbimet tona duhet të konsiderohen si një qasje proaktive me qëllim përmirësimin e besimit të klientit, rritjen e ndershmërisë dhe angazhim në nivelet më të larta.

Trajnime për mbrojtjen e të dhënave personale

Ne mundësojmë kurse trajnimi dhe sensibilizimi për mbrojtjen e të dhënave personale, për nivele të ndryshme të stafit, të përshtatur sipas politikave dhe procedurave të biznesit tuaj. kjo do të thotë që stafu juaj jo vetëm do të trajnohet sipas kërkesave të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale por gjithshtu në kërkesa dhe pritshmëritë specifike të parashikuara në politikat dhe procudurat e biznesit tuaj. Ky proces mbështet biznesin tuaj të demonstrojë përputhshmëri me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale sikurse përmirëson procesin e llogaridhënies në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale që ju përpunoni.

Njoftimi mbi përpunimin e të dhënave personale

Kompanitë të cilat përpunojnë të dhëna personale, duhet të njoftojnë Zyrën e Komisionerit përpara se përpunimi të fillojë. qendra jonë mund t’ju ndihmojë ju të kryeni vlerësimin, identifikoni problematikat në lidhje me ligjshmërinë dhe sigurinë e të dhënave personale, t’ju mundësojë dokumentacionin e neovjshëm dhe me mbas kryerjen e Njoftimit pranë Zyrës së Komisionerit.

Linja e këshillimit për mbrojtjen e të dhënave

Linja jonë këshilluese është një skuadër DPO_sh me eksperiencë. Ky shërbim është një element integral i DPO_ve të kontraktuar, megjithatë ne ofrojmë gjithashtu akses standard për shërbimin, në mënyrë që të veprohet si një linjë ndihmëse për kompanitë të cilat kërkojnë ekspertiza në lidhje me cështje tematike dhe akses në një ambient më të gjerë njohurish dhe eksperience.

Elementët pozitiv të shërbimit “DPO i kontraktuar”

Për shkak të njohurive dhe ekperiencës së thellë të skuadrës, shërbimet e Zyrës DPO i mundësojnë vlera më të mëdha kompanisë tuaj, nga sa është e mundur nga një ekspert i vetëm. Ne mund të demonstrojmë eksperiencën tonë sipas sektorëve të ndryshëm dhe/ose madhësisë së kompanisë tuaj.

Efektivitet në kosto

Eksperiencë dhe qasje në praktikat më të mira të përfituara nga mbi 10 vite pune

DPO i dizenjuar për kompaninë tuaj

Këshillim pragmatik

Modele dokumentacioni i testuar dhe i validuar në disa sektorë të ndryshëm

Ekspertizë Europiane

Mbrojtja e të dhënave sipas sektorëve

Cdo sektor kërkon zgjidhjet përkatëse sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale por jo cdo sektor përballet më të njëjtat problematika. Niveli i rezikut varjon në varësi të të standardeve të përputhshmërisë, të industrisë specifike dhe pritshmërive të tregut. Qendra DPO i ka të qarta kërkesat e hollësishme të sektorit tuaj dhe ekspertët tanë mund tju ofrojnë zgjidhjen e duhur për kompaninë tuaj.

Ekspertët tanë kanë eksperiencë të gjerë në dhënien e shërbimeve në lidhje me mbrojtjen e të dhënave dhe përputhshmërinë për sektorë të ndryshëm. Ne gjithashtu ofrojmë qetësinë e mendjes që ju jeni duke punuar me një nga ofruesit e shërbimit më profesionist në fushën e mbrojtjes së dhënave personale,  të themeluar Shqipëri.

Pavarësisht fushës së veprimtarisë të biznesit tuaj, ekspertët tanë mund të ndërtojnë zgjidhje të përshtatura, me qëllim që të arrihen përputhshmëria me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe GDPR.

Mjekësi & Kujdes Shëndetësor

Teknologji Informacioni

Marketing Online

Financë & Siguracion

Edukim

Organizata Jofitimprurëse

Jemi këtu për t'ju ndihmuar!

15 + 4 =

Zyrë Online

Orari

E Hënë – E Premte: 08:00 – 17:00

E Shtunë: 09:00 – 15:00

Na Telefononi