Cfarë mund të bëjmë për biznesin tuaj

  • Identifikimi i bazës ligjore mbi të cilën përpunohen të dhënat personale;
  • Krijimi i regjistrit të aseteve dhe hartëzimi i të dhënave
  • Identifikim i të dhënave personale që biznesi juaj është përgjegjës si në pozicionin e Kontrolluesit po ashtu edhe të përpunuesit;
  • Njoftimin pranë Zyrës së Komisionerit, në lidhje me të dhënat personale që përpunohen gjatë aktivitetit të biznesit tuaj;
  • Vlerësim i ligjshmërisë së origjinës së të dhënave dhe ku ruhen ato;
  • Ku dhe pse ruhen të dhënat personale, dhe si përdoren ato;
  • Kategoritë, sasia dhe niveli i riskut që shoqëron të dhënat personale;
  • Kush është përgjegjës për mënaxhimin e të dhënave
  • Hartimi I Politikës së Privatësisë dhe të Cookies​;
  • Politika/Rregullorja e Përgjithshme e Privatësisë;
  • Pregatitja e formave të marrjes së pëlqimit të informuar;
  • Hartimi i politikës për kohëzgjatjen e të dhënave
  • Krijimi i regjistrit të proceseve të përpunimit (RoPA);​
  • Sa, pse dhe kujt i përhapen të dhënat personale;
  • Kush ka akses tek të dhënat dhe përse;
  • Hartimi i masave teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Vlerësimi dhe hartimi i politikës për ruajten e të dhënave personale dhe shkatërrimit të tyre;
  • Vlerësim dhe rishikim i risqeve që i shoqërohen proceseve të përpunimit të të dhënave;
  • Vlerësimi i ndikimit në privatësi (DPI) dhe Vlerësimi i ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale (DPIA);
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare;
  • Zhvillimi i planeve të veprimit për reduktimin e risqeve dhe mundësisë për dështim;
  • Trajnime për mbrojtjen e të dhënave personale, të përshtatura sipas modelit të biznesit;
  • Transferimi ndërkombëtar;
  • Këshillim, hartim dhe rishikim i marrëveshjeve për delegimin e përpunimit të të dhënave dhe ndarjes me palë të treta;
  • Privacy-by-Design;
  • Dhënie ekspertize dhe këshillim në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, gjatë gjithe fazave të zhvillimit;
  • Mbështetje biznesit nëpërmejt ushtrimit të auditimeve të jashtme në lidhje me përputhshmërinë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, në fushën Financiare, Shëndetësisë, Edukimit, telekomunikacionit, insitucione publike, etj.