Detyrimi për të emëruar një Nëpunës të Mbrojtjes së të Dhënave (DPO).

  1. Kontrolluesi dhe Përpunuesi duhet të emërojnë një Nëpunës të Mbrojtjes së të Dhënave (DPO), kur:
    a) përpunimi i të dhënave kryhet nga një autoritet ose organ publik;
    b) aktivitetet kryesore të Kontrolluesit ose Përpunuesit konsistojnë në veprime përpunimi të cilat, për shkak të natyrës, fushës së zbatimit dhe/ose qëllimeve të tyre, kërkojnë monitorim të rregullt dhe sistematik të subjekteve të të dhënave në një shkallë të gjerë; ose
    c) aktivitetet kryesore të kontrolluesit ose përpunuesit konsistojnë në përpunimin në një shkallë të gjerë të të dhënave sensitive në përputhje me nenin 9 ose të dhënave penale të përmendura në nenin 10.
  2. Një grup ndërmarrjesh ose shoqatash dhe subjektesh të tjera, që përfaqësojnë kategori Kontrolluesish ose Përpunuesish, mund të emërojnë një Nëpunës të vetëm të Mbrojtjes së të Dhënave (DPO), me kusht që ai të jetë lehtësisht i arritshëm nga secili subjekt.
  3. Kur Kontrolluesi ose Përpunuesi është një autoritet ose organ publik, mund të caktohet një Nëpunës (DPO) i vetëm për disa prej këtyre autoriteteve ose organeve, duke marrë parasysh strukturën dhe përmasat e tyre organizative.

 

Nëpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave - (DPO)

Nëpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave - (DPO)

DPO

Zyra jonë delegon shërbimin DPO si një suport për mbrojtjen e të dhënave personale, në mënyrë fleksible dhe të përshtatur me nevojat e aktivitetit të kompanisë tuaj.

Detyrat dhe pozicioni i Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave – DPO

1. Kontrolluesit dhe Përpunuesit emërojnë Nëpunës të Mbrojtjes së të Dhënave (DPO) për promovimin e përputhshmërisë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nëpunësi i Mbrojtjes së të Dhënave – (DPO):

a) jep këshilla, kur kërkohet, për organet drejtues të Kontrolluesit ose Përpunuesit në të gjitha çështjet që lidhen me mbrojtjen e të dhënave;
b) merr pjesë në aktivitetet e Vlerësimit të Ndikimit në Mbrojtjen e të Dhënave;
c) informon dhe këshillon stafin e Kontrolluesit ose të Përpunuesit në lidhje me mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit dhe trajnimin e stafit të përfshirë në veprimet e përpunimit, dhe auditimet përkatëse;
d) monitoron përputhshmërinë me këtë ligj dhe raporton tek stafi drejtues;
e) bashkëpunon dhe shërben si pikë kontakti për Komisionerin.

2. DPO, caktohet në bazë të aftësive profesionale të certifikuara dhe në veçanti, në bazë të njohurive të mira të ligjit dhe praktikave të mbrojtjes së të dhënave, si dhe aftësisë për të përmbushur detyrat e përmendura në paragrafin 1. Nëpunësi i Mbrojtjes së të Dhënave (DPO), mund të jetë një anëtar i stafit të Kontrolluesit ose Përpunuesit, ose i kryen detyrat në bazë të një kontrate shërbimi. Ai mund të mbajë përgjegjësi dhe detyra të tjera, megjithatë, Kontrolluesi ose Përpunuesi siguron që këto përgjegjësi dhe detyra të mos shkaktojnë konflikt interesi.
3. Kontrolluesi ose përpunuesi publikon të dhënat e kontaktit të DPO, si dhe ia komunikon ato Komisionerit. Subjektet e të dhënave mund të kontaktojnë DPO për të gjitha çështjet që lidhen me përpunimin e të dhënave të tyre personale dhe ushtrimin e të drejtave të tyre sipas këtij ligji.
4. Kontrolluesi dhe Përpunuesi sigurojnë që DPO është i përfshirë, në mënyrën dhe në kohën e duhur, në të gjitha çështjet që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale dhe ka burimet e nevojshme për të përmbushur detyrat e tij. DPO raporton drejtpërdrejtë para nivelit më të lartë drejtues të Kontrolluesit ose Përpunuesit. DPO i nënshtrohet detyrimit të ruajtjes së sekretit dhe konfidencialitetit në lidhje me kryerjen e detyrave të tij.
5. Kontrolluesi dhe Përpunuesi sigurojnë që DPO nuk merr udhëzime në lidhje me ushtrimin e detyrave të tij. DPO nuk shkarkohet ose penalizohet nga kontrolluesi ose përpunuesi për shkak të kryerjes së detyrave të tij.

Ne jemi një rrjet ekspertësh që sjellim praktikat më të mira dhe bashkëkohore.

Na kontaktoni

Jemi këtu për t'ju ndihmuar!

1 + 13 =

Zyrë Online

Orari

E Hënë – E Premte: 08:00 – 17:00

E Shtunë: 09:00 – 15:00

Na Telefononi